Flash

Ferrari një destin: Hamilton tregon kaskën e kuqe kur ishte fëmijë

Lapsi.al 3 January 2025
Ferrari një destin: Hamilton tregon kaskën e kuqe kur ishte
2025 është viti kur Lewis Hamilton më në fund do të bëhet pjesë e Ferrarit. Britaniku kishte nënshkruar me ekipin legjendar italian pothuajse një vit më parë, por tani me ardhjen e vitit të ri, aventura e shtatë herë kampionit të botës mund të fillojë. Fillimisht ishte Formula 1 që e theksoi këtë ngjarje, më pas e bënë të njëjtën gjë edhe vetë piloti dhe Ferrari, të cilët publikuan një mesazh në një moment të caktuar – një zgjedhje aspak e rastësishme.

Postimi i F1 në mesnatë

Lewis Hamilton, piloti i Ferrarit. Një vit më parë, një ide e tillë ishte e paimagjinueshme. Por tani është realitet. Pritja e parë e gjatë ka përfunduar. Tani mbetet për të pritur disa javë për të parë Sir Lewis me kostumin e kuq, fillimisht në një makinë të Maranellos në pistën e Fioranos, e më pas në prezantimin zyrtar dhe testet shumë të pritura që do të zhvillohen pak ditë para fillimit të kampionatit të vitit 2025.

Mesazhi i Hamilton në prag të 40-vjetorit të tij

Pak ditë para përvjetorit të tij të 40-të, Lewis Hamilton ndau mendimet e tij të para si pilot i Ferrarit përmes rrjeteve sociale: “Nuk mund të isha më i emocionuar për vitin që na pret. Me kalimin në Scuderia Ferrari, ka shumë për të reflektuar. Për të gjithë ata që po mendojnë hapin e tyre të ardhshëm në 2025 – përqafojeni ndryshimin. Qoftë duke ndryshuar sektorin tuaj, duke mësuar një aftësi të re ose thjesht duke përballuar sfida të reja, mos harroni se të rindërtoni veten është fuqizuese. Mundësia juaj e ardhshme është gjithmonë pranë”. Ky ishte mesazhi i tij në LinkedIn: “Ja ku është 2025: një vit për të përqafuar mundësi të reja, për të qëndruar të uritur dhe – e përfundoi shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 – për të vazhduar përpara me qëllim. Le ta bëjmë një vit për t’u mbajtur mend. Përpara”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI