Flash

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi, konsiderohen të rrezikshëm

Lapsi.al 3 January 2025
Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi, konsiderohen të

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë mbrëmjen e së enjtes. Dy të burgosurit të moshës 41-vjeçare, janë dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.

Megjithatë, që nga viti 2019 qëndronin në një zonë të pa rrethuar të burgut, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 të së enjtes dhe menjëherë policia greke u mobiizua për kapjen e tyre pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e shqiptarëve.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet me 97.54 lekë ...

07:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI