Flash

Detajet/ Jani Aliaj u kap rastësisht nga policia në rrugët e Athinës

Lapsi.al 3 January 2025
Detajet/ Jani Aliaj u kap rastësisht nga policia në rrugët e

Policia greke ka reaguar pas arrestimit të të shumëkërkuarit Jani Alia në Athinë. Sipas informacioneve të shpërndara për mediat, ai është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person të dyshimtë teksa ecte në rrugë. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij në sistemin elektronik që policët greke mbajnë me vete, ka rezultuar se ai mbante një kartë identiteti false greke dhe për këtë është shoqëruar në stacionin e policisë për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimi i mëtejshëm në sistem, rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm plus 2 vjet plus 12 muaj për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarje të ndodhura në vitin 2006 në Athinë.

Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.

Burime pranë policisë greke bëjnë me dije se Jani Alia përdorte edhe identitetin Aleksan Kreshnik me vitin e lindjes 1976. Kapja e tij mësohet se ka ndodhur në orën 10.25 të 31 dhjetorit në vendin e quajtur “Platonos kai Korai” në Moskato të Athinës.

Sipas Protothema, i arrestuari ishte arratisur nga burgjet e Korfuzit më 1 qershor 2015, duke shkelur lejen e rregullt 11-ditore.

Gjithashtu, 48-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm dhe dy vjet e 12 muaj burg për vrasje nga pakujdesia, lëndim i rrezikshëm trupor dhe armëmbajtje pa leje, e ndodhur në vitin 2006 në Atikën Perëndimore.

Në të njëjtën kohë, nga Interpoli rezulton se i dyshuari është në kërkim ndërkombëtar nga autoritete e Shqipërisë dhe se i kërkohet arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI