Flash

Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen nga ndryshimi i çmimeve

Lapsi.al 3 January 2025
Dështojnë kreditë e buta për shtëpi, fituesit bllokohen

Një punonjëse e Policisë së Shtetit tregoi në emisionin “Stop” në Tv Klan se është shpallur fituese, për përfitimin e një kredie me zero interes për banesë. Por ajo thotë se nuk arrin të sistemohet me shtëpi pasi kredia jepej në bazë të çmimit të referencës së banesave, ndërkohë që çmimi në treg ishte tjetër dhe diferenca duhet të mbulohej nga ajo vetë.

Në këto kushte efektivja e policisë argumenton se ia bën të pamundur blerjen e një shtëpie. Duke u nisur nga ky rast, “Stop” mëson se për vitin 2023 ishin shpallur fitues 266 punonjës shteti, nga të cilët vetëm 106 kishin arritur të lidhnin kontratë finale për kredi me afat 25-vjeçar. Banka jepte kredinë sipas çmimit të referencës dhe vlerësimit që ajo bënte në treg për banesat.

Eksperti i ekonomisë Panajot Soko, thotë se çmimi i referencës dhe verifikimi në terren, e penalizojnë një familje duke sjellë skualifikimin e saj nga përfitimi i kredisë. Sipas tij, do ishte zgjidhje që bashkitë të mos e merrnin 3% të banesave të ndërtuara në lekë, por në apartamente. Në këtë mënyrë, shteti do të kishte një fond apartamentesh për t’ua dhënë këtyre rasteve. Edhe kryetari i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadedin Fishta, shprehet se duhet të ndërtohen banesa sociale dedikuar punonjësve të këtij sektori. /Tv Klan

Të këshilluara

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person...

19:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI