Flash

Berisha/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm

Lapsi.al 3 January 2025
Berisha/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm

Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, tha për mediat pas vendit të Apelit të GJKKO-së se janë ende të paqartë për këtë vendim. Gjokutaj tha se kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Ai shtoi se ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem.

"Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese. Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur.

Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim. Gjykata doli nga objekti i gjykimit", tha Gjokutaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI