Flash

Atentati në Berat, shpallen në kërkim autorët e dyshuar

Lapsi.al 3 January 2025
Atentati në Berat, shpallen në kërkim autorët e dyshuar

Dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, të cilët dyshohet se qëlluan me armë zjarri nga makina në drejtim të dy personave të tjerë, janë shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, banues në Durrës, pasi është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Policia ka njoftuar se po vijon kontrollet intensive për dy vëllezërit, përkatësisht 36 dhe 35-vjeç. Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Njoftimi:

Berat/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.

Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI