Flash

(VIDEO) Prangoset grabitësi serial në Vlorë

Lapsi.al 2 January 2025
(VIDEO) Prangoset grabitësi serial në Vlorë

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shadow”.

Policia ka zbardhur bardhen dhe dokumentuar 7 raste të vjedhjes, të kryera nga i riu.

Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, i maskuar me kapuç, pelerinë dhe dorashka, dhe nën përdorimin e sendeve si çekan dhe levë, ka kryer vjedhje me thyerje në markete të ndryshme në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më 12.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, në një market ka vjedhur steka cigare dhe një shumë parash nga kasa e lekëve;

Më 16.12.2024, në lagjen “1 Maji”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

Më 18.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, në një market, ka vjedhur një shumë parash;

Më 23.12.2024, në lagjen “Lef Sallata”, ka tentuar të vjedhë një market;

Më 24.12.2024, në të njëjtën lagje, ka vjedhur në një market një shumë parash;

Më 29.12.2024, në lagjen “Pavarësia”, ka vjedhur dy markete, duke marrë produkte dhe një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një pelerinë me kapuç, një levë, dy çekanë, një palë dorashka dhe disa produkte të vjedhura.

29-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Të këshilluara

Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alterni...

16:57

Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit

Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan. Ky trafik është shkaktuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 202...

16:32

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI