Flash

Aksident i rëndë në RMV/ Makina me 5 persona bie në lumë, shpëton vetëm një 5-vjeçare

Lapsi.al 2 January 2025
Aksident i rëndë në RMV/ Makina me 5 persona bie në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Rashçe - Saraj në Maqedoninë e Veriut. Një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një lumë.

Fatmirësisht gjatë rrokulisjes ka dalë nga makina një vajzë 5 vjeçe. Ajo është gjetuar nga disa kalimtarë dhe është dërguar në spital. Nuk dihen detaje të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësor.

Para pak castesh forcat e kërkim - shpëtimit kanë nxjerrë makinën nga uji makinën brenda së cilës janë gjetur 3 gra.

Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet pë personin e katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Kërkimi është ndërprerë për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI