Flash

Kosovë/ Shpërthejnë aksidentalisht fishekzjarret dhe kapsollat, një i plagosur rëndë

Lapsi.al 1 January 2025
Kosovë/ Shpërthejnë aksidentalisht fishekzjarret dhe kapsollat,

Një incident është regjistruar në Kosovë, në prag të ndërrimit të viteve. Në rrugën “Ahmet Prishtina”, në Prizren, ditën e djeshme kanë shpërthyer aksidentalisht lëndët piroteknike, duke bërë që një person të marrë lëndime të rënda. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për rastin ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila shpejgon rrethanat e ngjarjes.

“Policia në Prizren dt. 31.12.2024 rreth orës 21:33 ka pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet PRISHTINA” në Prizren, kishte ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e një pike shitje e mjeteve piroteknike në trotuar të rrugës. Dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pike shitjeje, deri më tani kemi një të lënduar i cili është në Emergjencë.

Gjendja e tij është me lëndime të rënda sipas informates është dërguar për në QKUK- Prishtinë.

Si dhe dëme materiale të shumta në objekte dhe automjete të parkuara në atë pjesë, janë informuar njësitet patrulluse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes e i kanë ndërmarrë veprimet ligjore në lidhje me këtë rast. Po ashtu në vend ngjarje kanë dalë edhe njesitë e zjarrfikësve të cilet kanë arritur ta shuajnë zjarrin si dhe Inspektori i tregut i cili po ashtu është në vend ngjarje, edhe teknika kriminalistike ka dalë në vendin e ngjarjes me hetuesin kujdestar. Duhet çekur se për momentin situata është nënkontrollin policor dhe janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, ka deklaruar Policia e Kosovës. Ndërsa nga festimet në orët e ndërrimit të viteve janë lënduar 24 persona.

Të këshilluara

2025 nis ndryshe, bebet e para janë binjakë

Viti i Ri 2025 ka nisur ndryshe nga shumë të tjerë paraardhës, me lindjen e dy binjakëve. Dy djem ishin bebet e para dhe ata lindën në maternitetin 'Mbretëresha...

07:29

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka ...

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI