Flash

Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard eurove

Lapsi.al 1 January 2025
Hungaria humb fonde të BE-së në vlerë të 1 miliard

Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashkimit Evropian në vlerë të 1 miliard eurove për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Ky vendim, që është konfirmuar përmes një deklarate të BE-së, të lëshuar më 31 dhjetor, shënon herën e parë që blloku evropian ka vepruar kështu ndaj një vendi anëtar. Budapesti nuk e ka komentuar vendimin.

Kjo shumë parash ka qenë pjesë e pakos së fondeve prej 19.7 miliardë eurove që janë ngrirë prej vitit 2022, kur Brukseli pati nisur procedura të “kushtëzimit” kundër Hungarisë.

Këto procedura i kanë bllokuar fondet për shkak të dyshimeve se Qeveria hungareze i ka shkelur rregullat për prokurim publik, si dhe parimet për kontrollin dhe transparencën.

Budapesti i ka bërë disa reforma në mënyrë që fondet t’i zhbllokoheshin, mirëpo afati i fundit për lëshimin e fondeve të reja ka skaduar më 31 dhjetor.

Kjo nënkupton që Hungaria i ka humbur fondet në vlerë të 1.04 miliard eurove.

Në një raport të publikuar në korrik, Komisioni Evropian pati thënë se Hungaria nuk i ka plotësuar standardet demokratike të BE-së, sidomos kur është fjala për financim politik, konflikt interesi dhe pavarësi të mediave.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është zotuar në të kaluarën se do të luftojë për të mbrojtur “paranë që na përket neve”.

“Ata përpiqen vazhdimisht t’i marrin paratë e hungarezëve përmes mënyrave të ndryshme”, ka thënë ai në dhjetor.

Ekonomia e Hungarisë po përballet së fundmi me vështirësi, duke rritur presionin ndaj Orbanit para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2026./REL

Të këshilluara

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa. Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë ...

10:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI