Flash

FOTO/ Të rinjtë nuk e mbajnë alkoolin natën e Vitit të Ri

Lapsi.al 1 January 2025
FOTO/ Të rinjtë nuk e mbajnë alkoolin natën e Vitit të

Nata e ndërrimit të viteve në Sideni të Australisë ishte spektakolare me fishekzjarrët që ndriçuan qiellin, por pas saj nuk munguan as incidentet në rrugë. Shkak janë bërë të rinjtë që edhe këtë herë kanë abuzuar me alkoolin. Daily Mail ka sjellë foto se disa kanë përfunduar të shtrirë rrugëve dhe në afërsi të bareve.

Policia tha se nisi një operacion masiv për të siguruar që qytetarët të qëndronin të sigurt teksa festonin pavarësisht sjelljes së keqe të disave. Oficerët u detyruan të arrestonin 36 persona për shkelje që përfshinin sulmet, sherret, grabitjet dhe shkelje që lidhen me posedimin e thikave.

Një 17-vjeçar u plagos me thikë pas shpine ndërsa policia është në kërkim të autorit. Ndërsa policia e Queensland bëri 11 arrestime për sjellje antisociale dhe incidente të lidhura me alkoolin. Në urgjenca përfunduan mbi 60 persona në Melbourne. Nuk munguan edhe këtë herë të rinjtë që e kaluan natën në plazhe ku disa guxuan edhe të laheshin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI