Flash

Mjeti del nga rruga plagosen 3 persona në Berat

Lapsi.al 31 December 2024
Mjeti del nga rruga plagosen 3 persona në Berat

 

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 dhjetor) në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Ura e Salillarit". Një automjet, tip Fuoristradë ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin së bashku.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë rrugore, për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.

Të këshilluara

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vështirësitë e krijuara pas tërmetit të 2019-s dhe pandemisë që dha efekte...

07:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI