Flash

Shtyhet hapja e tunelit të Murrizit, Rama vesh petkun e fallxhorit

Lapsi.al 30 December 2024
Shtyhet hapja e tunelit të Murrizit, Rama vesh petkun e fallxhorit

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për Rrugën e Arbrit dhe veprën kryesore të këtij projekti, tunelin e Murrizit.

Pavarësisht se ishte premtuar që do të hapej tani në dhjetor, shefi i qeverisë tha se gjeologjia e tunelit nuk i ka ndihmuar punimet, por shtoi se në pranverë pritet të kalojnë automjetet e para. Syri i keq është problemi, sipas Ramës.

Rama tha se pavarësisht nga problemet në infrastrukturën e veprës e cila po realizohet me PPP dhe kostove shtesë, qeveria nuk do të paguajë asgjë nga buxheti. Ai theksoi se kostot e punimeve po mbulohen nga kompania e ndërtimit.

"Një pikë kyçe ku na goditur fort syri i keq, tuneli i Murrizit, gjeologjia. Aty po bëhet një punë kolosale për të përballuar një gjeologji e cila faktikisht solli një surprizë në këtë rast, e hidhur. E gjithë ajo punë kolosale po bëhet pa asnjë qindarkë shtesë nga buxheti. Pse? Sepse po bëhet me PPP. Kjo është. Kur PPP bëhet siç duhet, barra ndahet. Atë surprizën gjeologjike e përballon kompania, jo buxheti. Shpresoj shumë që në pranverë, por s’dua të flas shumë, se aty na kanë parë sytë vërtetë vështirësi të mëdha, të hapet edhe ai." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI