Flash

Rama: Nuk lëvizim nga vendimi për TikTok-un

Lapsi.al 30 December 2024
Rama: Nuk lëvizim nga vendimi për TikTok-un

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se rrjeti social TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama tha se vendimi mbetet po ai i njoftuar prej tij disa ditë më parë, pas konsultimeve me prindërit.

Kreu i qeverisë tha se do të duhen deri 8 javë për të mbyllur përfundimisht TikTok-un në vendin tonë.

"Kemi një situatë që ju e njihni, lidhur me TikTok-un. Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë." - u shpreh Rama.

Lexo më tej: Debati për TikTok/ Trump kthen mendje, reshtohet kundër mbylljes 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI