Flash

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me akset kombëtare

Lapsi.al 30 December 2024
Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, lidh kryeqytetin me akset kombëtare

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në hapjen e Unazës së Madhe të Tiranës, një projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Unaza e madhe është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve dhe do të çlirojë Tiranën nga trafiku si dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi, sipas Ballukut.

“Jemi në momentin e hapjes së segmentit të Unazës Veriore, për të plotësuar 29 kilometra të plota që rrethojnë kryeqytetin. Duke nisur nga ky moment, është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Kemi ende disa detaje të vogla, që mbarojnë brenda janarit“, tha zëvdendëskryeministrja.

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’. Deskrip...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI