Flash

Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO

Lapsi.al 30 December 2024
Berisha: Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit se në vitin 2027 do të organizohet samiti i NATO-s në Shqipëri.

I pyetur se kush do të presë këtë Samit, Berisha u shpreh se atë do ta organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Ai shtoi se projeksione nuk janë vetëm të tij por të mbarë aleancës.

"Samitin e vitit 2027 do e organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo," tha ai.

Berisha shtoi se lokomotivë e fushatës së PD-së për zgjedhjet elektorale do të jetë programi ekonomik. Ai shtoi se nga 1 janari e deri në ditën e fitores do të ketë një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve.

"Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do jetë, programi ekonomik i PD," shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI