Flash

"Isha tek festa e punës"/ 161 të arrestuar për alkool në timon vetëm në dhjetor

Lapsi.al 29 December 2024
"Isha tek festa e punës"/ 161 të arrestuar për alkool

161 shtetas u arrestuan pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Kjo e dhënë raportohet vetëm gjatë këtyre 29 ditëve të dhjetorit.

Siç raporton policia, dyfishimi i arrestimeve të të dehurve në timon sipas deklaratave të tyre para oficerëve gjyqësore lidhet me festat e fundvitit

N.L. është njëri prej të arrestuarve që doli në gjykatën e Tiranës mbasi u konstatua nga drageri si një shofer i dehur. Avokati i tij tregon justifikimin e të riut në gjykatë.

"Tha që po festoja me kolegët e punës" - tha avokati.

Këto arsyetime gjatë dhjetorit janë kthyer në një refren para gjyqtarëve që dëgjojnë se me kë kanë festuar të arrestuarit, të cilët mbasi konstatohen se nuk kanë shkaktuar dëme apo të plagosur lihen të lirë nën masën detyrim paraqitje

“Edhe klienti im tha që kam festuar me kolektivin e punës”, - tha avokati Shpëtim Kodheli.

Numrin më të lartë të shoferëve të dehur e mban Tirana ku vetëm për Krishtlindjen përfunduan në komisariate 16 persona.

Veç të arrestuarve të zbuluar nga testi I matjes së alkoolit në frymë, 369 të tjerë gjatë dhjetorit u gjobitën për shkeljen rrugore të drejtimit të makinës mbasi ishin nën efekt të pijes por që kjo sasi ishte nën 0.5 gramë për litër. /TCH

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI