Flash

Bleu biletën në një karburant, fiton 1.2 miliardë dollarë në lotari

Lapsi.al 29 December 2024
Bleu biletën në një karburant, fiton 1.2 miliardë

Në Kaliforni, një person fitoi 1.2 miliardë dollarë falë një bilete lotarie të “Mega Millions”. Përfaqësuesit e lojës thanë se emri i fituesit nuk do të dihet derisa ai të shkojë të tërheqë çmimin. Bileta fituese u shit në një pikë karburanti në qytetin e Cottonwood, rreth 200 kilometra në veri të Sacramento. Ky është çmimi i pestë më i lartë i dhënë ndonjëherë.

Fituesi me fat arriti të kapte të gjashtë numrat në shortin e së premtes: 3, 7, 37, 49, 55 dhe 6. Çmimi kryesor i “Mega Millions” nuk ishte kapur që nga 10 shtatori. Bileta më e madhe e çmimit të parë të “Mega Millions” prej 1.6 miliardë dollarësh u shit në Florida në gusht të 2023-it.

“Urime fituesit të xhekpotit prej 1.2 miliardë dollarësh nga Kalifornia” – tha drejtori i konsorciumit që organizon llotarinë, Joshua Johnston. “Çfarë dhuratë fantastike këtë sezon, në këtë periudhë të veçantë të vitit, është një moment i jashtëzakonshëm për të dy fituesit dhe për të gjitha organizatat dhe kauzat që marrin fonde nga shitja e biletave" – u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI