Flash

Aksidenti në Korenë e Jugut që në 1997, rritet në 151 numri i viktimave

Lapsi.al 29 December 2024
Aksidenti në Korenë e Jugut që në 1997, rritet në 151

Numri i viktimave nga aksidenti në një aeroportin në Korenë Jugperëndimore është rritur në 151. Nga 181 pasagjerë që ndodhenin në avionin që u përplas me një mur pas uljes emergjente, vetëm dy anëtarë të ekuipazhit, u nxorrën të gjallë nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit të cilët ndodhen ende në vendin e ngjarjes paralajmëruan se shanset për të gjetur të mbijetuar të tjerë janë të pakta.

Fluturimi i Jeju Air 7C 2216 nga Bangkok mbante 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kur aksidenti tragjik ndodhi në aeroportin në qarkun Muan, pak pas orës 9 të mëngjesit me orën lokale.

Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve. Shefi ekzekutiv i Jeju Air, kompania më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, tha se avioni nuk kishte shfaqur "asnjë shenjë problemi" përpara aksidentit të së dielës.

Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se një lloj mosfunksionimi i mjeteve të uljes ishte i mundshëm. Lee Jeong-hyun, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve në Muan, gjithashtu informoi mediat duke thënë se shkaku vlerësohet të jetë shfaqja e një goditjeje nga shpendë ose moti i keq.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI