Flash

Zbulohet vatra e gripit të shpendëve në Zall-Herr të Tiranës

Lapsi.al 28 December 2024
Zbulohet vatra e gripit të shpendëve në Zall-Herr të

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka bërë me dije se është identifikuar një vatër e re e gripit të shpendëve në Zall-Herr të Tiranës. Ky njoftim vjen pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar dje ngordhjen e 15 krerëve nga "Murtaja Afrikane e Derrave" në Lezhë.

Më tej në reagimin thuhet se vatra është identifikuar në një fermë me pula dhe gjela deti ku janë marrë masa për kontrollin efikas dhe të menjëhershëm të situatës në terren. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve thekson se ditën e sotme përfaqësues të AKVMB inspektuan nga afër vatrën e identifikuar si pozitive në Fshatin Cekrez Morinë.

Në njoftim theksohen se janë marrë të gjitha masat për eleminimin me qëllim ç’rrenjosjen e infeksionit, si dhe është karantinuar vatra e zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI