Flash

Blinken dhe Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Lapsi.al 28 December 2024
Blinken dhe Fidan diskutojnë për të ardhmen e Sirisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Hakan Fidan, theksoi nevojën për të mbështetur një proces politik të drejtuar nga Siria në atë vend që "mbron të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese", sipas një deklarate nga Departamenti i Shtetit. Blinken dhe Fidan diskutuan gjithashtu mbi nevojën për të parandaluar kërcënimin e terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke tha se gjatë telefonatës dy kryediplomatët diskutuan mbi nevojën për të vepruar në bashkëpunim me administratën e re siriane, për të siguruar një tranzicion të rregullt.

Ministri Fidan i tha Sekretarit Blinken se Ankaraja nuk do të lejojë milicinë kurde YPG të strehohet në Siri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke./VOA/

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI