Flash

Sonda "Parker" dërgon sinjal lidhur me misionin pranë Diellit

Lapsi.al 27 December 2024
Sonda "Parker" dërgon sinjal lidhur me misionin pranë

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më të afërt me Diellin të bërë nga ndonjë objekt i ndërtuar nga njeriu. Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë kilometra nga sipërfaqja diellore më 24 dhjetor, duke fluturuar në atmosferën e jashtme të Diellit, të quajtur korona, në misionin që synon të ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë për yllin më të afërt me Tokën.

Agjencia tha se ekipi i operacioneve në Laboratorin për Fizikë të Aplikuar të Johns Hopkins ka pranuar një sinjal nga sonda pak para mesnatës të enjten. Anija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për gjendjen e saj më 1 janar, shtoi NASA. Duke lëvizur me një shpejtësi prej 692.000 kilometra në orë, anija kozmike duroi temperatura deri në 982 gradë Celsius, sipas ueb-faqes së NASA-s.

“Në studimin nga afër të Diellit sondës Parker i mundësohet të bëjë matje që do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, të gjurmojnë origjinën e era diellore [një rrjedhje e vazhdueshme e materialit që ikën nga Dielli] dhe të zbulojnë se si grimcat energjetike përshpejtohen në shpejtësi pothuajse të dritës”, shtoi NASA.

Sonda Parker u lansua më 2018 dhe gradualisht po rrotullohet më afër Diellit, duke përdorur rrotullimet e Venerës për t’u tërhequr në mënyrë gravitacionale në një orbitë më të ngushtë me Diellin./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI