Flash

Sali Berisha i tregon Erjon Veliajt se kush fshihet pas emrit Nesti Angoni

Lapsi.al 27 December 2024
Sali Berisha i tregon Erjon Veliajt se kush fshihet pas emrit Nesti Angoni
Pasi qëndroi për 5 orë në SPAK, Erjon Veliaj doli me një emër të rremë, që sipas tij kishte bërë denoncimin për të në prokurori. Veliaj ishte shumë i irrituar kur përmendi emrin e Nesti Angonit, një pseudonim, i shpikur për t'u fshehur pas të dhënave që ishin në dorëzuar në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës. Një ditë më pas, Sali Berisha i ka dhënë një ndihmë duke i rrëfyer se kush fshihet pas Nesti Angonit, në bazë të dokumentave që janë dorëzuar dhe që Berisha thotë se mund t'i ketë vetëm kryeministri Edi Rama. "U soll në mënyrë harbute në SPAK, por pastaj i nxorrën dokumentat e atij Nestit. Kush është ai që mund të çojë dosje me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtime fabulose, një avion fantazëm 2004, 2014, 2024...? Kush mund t'i çojë këto? Asnjë tjetër në Shqipëri përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Nëpër studio aludojnë se është Lubia. Nuk është. Nuk mund ta mbrojmë atë njeri, por të shesim sapunin për djathë nuk mund të ndodhë. Nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga një, por nga disa institucione së bashku. Nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutë dhe ligj, zv.kryeminisrja as me SHISH dhe as me agjencitë, nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj, zv.kryeministrja me institucionet e Ministrisë së Brendshme" u shpreh Berisha. Erjon Veliaj akuzohet për korrupsion në lidhje me një skemë të pastrimit të parave që i faturohet mikut të tij Elman Abule. Disa ditë më parë, agjentët e BKH hynë në shtëpinë e tij dhe sekuestruan celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.

Milionat e Erion Veliajt, politikani që ushqente me supë të varfërit

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI