Flash

Qindra kilogramë kokainë, GJKKO pushon çështjen ndaj babait të Arbër Çekajt

Lapsi.al 27 December 2024
Qindra kilogramë kokainë, GJKKO pushon çështjen ndaj

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen ndaj Selim Çekajt. Ai dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua 49 kilogramë kokainë, në mars të vitit 2021.

Megjithatë, pas hetimeve të kryera, SPAK ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar implikimin e Selim Çekajt në trafikun e drogës.

SPAK kishte kërkuar edhe më herët pushimin e çështjes por Gjykata e Posaçme e kishte kthyer për të kryer edhe disa veprime të tjera hetimore.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burgim për trafikun e 613 kg kokainë të kapur në magazinat e kompanisë së tij të bananeve, në Maminas.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund të shpaloset nëse një ndalim në SHBA ...

12:02

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI