Flash

Putin: Biden më propozoi shtyrjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO deri në 15 vite

Lapsi.al 27 December 2024
Putin: Biden më propozoi shtyrjen e anëtarësimit të

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se homologu i tij amerikan Joe Biden i kishte propozuar atij në vitin 2021 që të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO me 10-15 vjet. Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një kërkesë e kahershme e Kievit.

“Në vitin 2021, presidenti aktual Biden më propozoi pikërisht këtë: të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse vendi nuk ishte ende gati. Unë u përgjigja logjikisht ‘po, (Ukraina) nuk është gati sot. Por ju do ta përgatisni atë që të jetë gati dhe do ta pranoni'” (si anëtar)”, tha Putin.

Kievi e paraqet anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut si të domosdoshëm për sigurinë e tij përballë Rusisë dhe kërkon një ftesë për t’u anëtarësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Udhëheqja ukrainase, megjithatë, ka pranuar se pranimi i saj mund të vijë pas luftës me Rusinë, të shkaktuar nga pushtimi rus në shkurt 2022.

Të këshilluara

Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministr...

07:47

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat adminis...

07:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI