Flash

Mbappé e premtimi për Perez: “Preka fundin, askush nuk do pendohet për blerjen time”

Lapsi.al 27 December 2024
Mbappé e premtimi për Perez: “Preka fundin, askush nuk do
Pritshmëritë ishin tepër të larta, por për shkak të problemeve që ka kaluar Real Madridi, ylli francez ka treguar formën e tij të shkëlqyer vetëm herë pas here. Mbappé, i cili u transferua te “Los Blancos” si pjesë e marrëveshjes më të rëndësishme të merkatos së vitit, ishte një dëshirë e madhe e Florentino Pérez. Pas shumë polemikash edhe jashtë fushe, ai tani premton shumë për vitin 2025: “Askush nuk do të pendohet për blerjen time.” Në ndeshjen e fundit të Real Madridit ndaj Sevillas, Mbappé shënoi një gol të bukur, por në një intervistë për mediat spanjolle ai foli edhe për gabimet e tij në takimin kundër Athletic Bilbaos, ku humbi një penallti. “Mund të jap shumë më tepër,” tha sulmuesi. “E di që kam më shumë për të dhënë. Në ndeshjet e fundit po luaj më mirë. Ndeshja kundër Bilbaos më shërbeu si mësim. Kam prekur fundin, humba një penallti dhe tani është momenti të kuptoj që duhet të jap gjithçka për këtë fanellë dhe të luaj me personalitet.” Lexo më tej: Cristiano Ronaldo e profecia mbi Mbappé: "Të shohim a do e përballojë presionin" “Viti 2025 është ai ku dua të fitoj tituj,” përfundoi Mbappé, i cili vetëm disa ditë më parë ngriti lart Kupën Ndërkontinentale ndaj Pachucas, trofeun e tij të parë me Real Madridin. Në këtë sezon, 26-vjeçari ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 23 ndeshje me “Los Blancos”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI