Flash

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Lapsi.al 27 December 2024
Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë me Mpox, apo linë e majmunëve në Kosovë.

I infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare. IKSHPK tha se ai ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 24 dhjetor, pasi ishte kthyer nga Afrika perëndimore dhe kishte simptoma sikurse temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje.

“Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”, u tha në njoftim.

Instituti bëri thirrje për kujdes, teksa shtoi se personat që preken nga lia e majmunëve zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare, të cilat, sipas IKSHPK-së zgjasin dy deri në katër javë.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun. Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

Në gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik. Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.

Të këshilluara

Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministr...

07:47

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat adminis...

07:44

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme. Ai tha se do të njoftonte pasi të dilte se për çfarë është paraqitur....

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI