Flash

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Lapsi.al 27 December 2024
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore

Qeveritë në Estoni dhe Finlandë thanë në dy njoftime të ndara se do të mblidhen për takime të jashtëzakonshme të enjten, ndërsa hetuesit estonezë dhe finlandezë po përpiqen të zbulojnë se kush qëndron pas dëmtimit të një kablloje elektrike në Detin Baltik që lidh të dyja këto vende.

Për riparimin e kabllos së interkonjeksionit ‘Estlink 2’ me një gjatësi prej 170 kilometrah duhen muaj dhe ndërprerja e furnizimit përmes kësaj linje mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji gjatë dimrit, tha operatori finlandez ‘Fingrid’ në një deklaratë.

Policia dhe mediat njoftojnë se autoritetet finlandeze kanë ndaluar një anije të lidhur me Rusinë me emrin ‘Eagle S’, ndërsa po zhvillohen hetime nëse ajo dëmtuar kabllon e energjisë në Detin Baltik dhe disa kabllo të të dhënave.

Linja “Estlink-2” ndaloi së funksonuari pak pas mesditës të së mërkurës. Zyrtarët shprehën shqetësimin se ky mund të jetë një sulm tjetër i ngjashëm me incidentet që dëmtuan dy kabllo të dhënash në nëntor dhe shpërthimi që dëmtoi tubacionin e gazsjellësit ‘Nord Stream’ në shtator të vitit 2022.

“Megjithëse është kohë festash, shumë njerëz në Estoni dhe Finlandë kanë punuar gjatë dy ditëve të fundit për të identifikuar problemin e ndërprerjes së linjës Estlink-2″, tha kryeministri estonez Kristen Michal në rrjetin X, ndërsa shtoi se “qeveria ime do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm këtë pasdite. Jemi në kontakt të ngushtë me kolegët tanë baltiko-veriorë”.

Dy kabllo për transferimin e të dhënave, njëra që kalonte mes Finlandës dhe Gjermanisë dhe një tjetër që kalonte mes Lituanisë dhe Suedisë, u dëmtuan në nëntor.

Ministri gjerman i Mbrojtjes tha se zyrtarët duhej të supozonin se ky incident ishte “sabotim”, por ai nuk dha ndonjë provë dhe nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës. Komenti i tij erdhi gjatë një diskutimi mbi kërcënimet e luftës hibride nga Rusia.

Tubacionet ‘Nord Stream’, që dikur transportonin gaz natyror nga Rusia te Gjermania, u dëmtuan nga një shpërthim nënujor në shtator të vitit 2022. Autoritetet e kanë cilësuar këtë incident si sabotim dhe kanë nisur hetimet kriminale.

Linja ‘Estlink-2’ ishte jashtë funksionit gjatë pjesës më të madhe të vitit, për shkak të disa riparimeve të dëmeve që mund të jenë shkaktuar nga pozicionimi kompleks i linjës, tha televizioni ERR. Operatori i rrjetit estonez të furinizimt me energji ‘Elerin’ tha se ka kapacitete të mjaftueshme rezervë për të përmbushur nevojat e vendit, njoftoi televizioni publik ERR në faqen e tij të internetit./ VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI