Flash

Vendimi/ 150 euro shpërblim për familjet në nevojë

Lapsi.al 26 December 2024
Vendimi/ 150 euro shpërblim për familjet në nevojë

Në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që familjet në nevojë do të marrin shpërblim për fundvit, një shumë prej 150 eurosh. Ajo theksoi së përfitues do të jenë këto kategori: familjet në nevojë, fëmijët jetimë dhe personat invalidë e kujdestarët e tyre.

“Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare, u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit kësaj kategorie. Për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social, janë pikërisht 15 mijë lekë apo 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve që kanë statusin e para apo tetraplegjikë, si edhe statusin e të verbërve”, u shpreh ministrja Koçiu.

Fondi i akorduar nga mbledhja e qeverisë për këtë shpërblim është 2.1 mld lekë.

Ministrja Koçiu theksoi gjithashtu se ky fond është një vendim solidariteti për gjithë individët dhe familjet shqiptare.

“Për herë të parë këtë vit marrin shpërblimin marrin edhe kujdestarë e këtyre personave që përfitojnë nga skema e Mbrojtjes Sociale. 18 mijë ndihmës dhe kujdestarë për personat me aftësi të kufizuar do të marrin shpërblimin e fundvitit. Është një fond i akorduar nga buxheti i shtetit dhe është afro 2.1 miliardë lekë, që do të shkojë për të gjithë familjet dhe individët e shoqërisë. Një vendim solidariteti për të gjithë individët dhe familjet shqiptare”, tha Koçiu.

Të këshilluara

(Pamjet) Pse u thirr Veliaj në SPAK

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të he...

11:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI