Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

U kap me "shtëpi bari", shqiptari në Britani dënohet me 3 vite burg

Lapsi.al 26 December 2024
U kap me "shtëpi bari", shqiptari në Britani dënohet me

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në Winsford. Neim Hoxha, nga Rosewoood Drive, u arrestua pasi policia zbuloi një shtëpinë në Millbrook Close in Over më 23 shtator.

Siç raportohet 27-vjeçari nuk ishte në shtëpi kur mbërriti policia, por është arrestuar kur u shfaq në adresë më vonë në të njëjtën ditë. Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.

Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Crown më 16 dhjetor. Atje ai u dënua me tre vjet burg, ku gjyqtari rekomandoi që të vuante të gjithë dënimin.

Të këshilluara

Trafik kilometrik në aksin Tiranë-Elbasan

Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra makina janë bllokuar në radhë. ...

18:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI