Flash

Të shtënat me armë zjarri në Durrës, dy të arrestuar

Lapsi.al 26 December 2024
Të shtënat me armë zjarri në Durrës, dy të

Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, një 29-vjeçar qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Është arrestuar edhe një 26-vjeçar e është shpallur në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit për motive të dobëta, të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 15.

Vihet në pranga 29-vjeçari që gjatë konfliktit, qëlloi me armë gjahu në ajër, me qëllim kanosjen. Ai u kap dhe u shoqërua nga Policia, menjëherë pas rastit. Sekuestrohet arma e gjahut, e cila posedohej pa leje.

Vihet në pranga një 26-vjeçar dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, sepse gjatë konfliktit, goditën me sende të forta 29-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas konfliktit, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 29 vjeç dhe P. P., 26 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu, u shpall në kërkim kushëriri i shtetasit P. P., shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi P. P. dhe D. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, 29-vjeçarin, në lokalin që administronte shtetasi P. P.. Më pas dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi K. D. ka shkuar në banesën e tij, ku mbante pa leje, një armë gjahu, me të cilën ka qëlluar në ajër, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve. Punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. P.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durërsit, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjendet pajetë një person në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas policisë viktima është 62 vjeç. Dyshimet e para janë që 62-vjeçari, i cili n...

09:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI