Flash

Sporting shkarkon pasuesin e Amorim për Krishtlindje: ekipi i pathyeshëm nuk ekziston

Lapsi.al 26 December 2024
Sporting shkarkon pasuesin e Amorim për Krishtlindje: ekipi i
Vetëm 6 minuta para mesnatës së 25 dhjetorit, Sporting i bëri një “dhuratë” të hidhur Krishtlindjeje trajnerit të tij Joao Pereira. Trajneri 40-vjeçar, i cili kishte marrë trashëgiminë e rëndë të Ruben Amorim – pasi ky i fundit ishte transferuar gjatë sezonit te Manchester United, duke zëvendësuar ten Hag – u shkarkua nga klubi i Lisbonës. Lajmi nuk u dha përmes një komunikate zyrtare, por me një tweet të thjeshtë: “Një Luan përgjithmonë. Faleminderit, Joao Pereira.”

Përmbysje tjetër te Sporting: largohet Pereira, vjen Rui Borges

Në mëngjesin e 26 dhjetorit, klubi bardhejeshil njoftoi pasuesin e Pereira: Rui Borges, i cili la drejtimin e Vitoria Guimaraes, ku kishte qëndruar deri në javën e fundit të kampionatit portugez. Pereira, 40 vjeç, ishte promovuar më 11 nëntor nga trajner i ekipit të dytë të Sportingut, pas largimit të Amorim në drejtim të Manchesterit. Por situata e klubit – që deri në atë moment ishte i pathyeshëm si në kampionat ashtu edhe në Champions League, ku kishte shkatërruar Manchester City 4-1 – u rrëzua nën drejtimin e tij. Në 8 ndeshje me Pereiran në stol, Sporting regjistroi 4 humbje, 3 fitore dhe 1 barazim. Rezultati fatal për të ishte një 0-0 ndaj modestit Gil Vicente. Në veçanti, në Liga Portugal, Sporting shpërdoroi një avantazh prej 6 pikësh ndaj Benfikës, e cila tani kryeson kampionatin me një pikë epërsi. Ndërkohë, dy humbjet e fundit në Champions League e kanë larguar mundësinë për kualifikim në fazën e 1/8-ve, një objektiv që pas 4 ndeshjeve të para dukej i arritshëm. Aktualisht, skuadra ndodhet në vendin e 17-të dhe rrezikon edhe playoff-in.

As Ruben Amorim nuk ka qetësi te Manchester United

Nëse Sporting dhe tifozët e tij kaluan një Krishtlindje të hidhur, situata nuk është më e mirë për ish-trajnerin Ruben Amorim, i cili po kupton se sa e vështirë do të jetë të rikthejë në binarë sezonin e Manchester United. Humbja e fundit 0-3 në shtëpi ndaj Bournemouth ka përkeqësuar situatën, duke i rrëzuar “Djajtë e Kuq” në vendin e 13-të në Premier League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI