Flash

Salah kryqëzohet për foton e Krishtlindjes, e mallkojnë: “Mbaj mend fjalët e mia”

Lapsi.al 26 December 2024
Salah kryqëzohet për foton e Krishtlindjes, e mallkojnë:
Një foto pranë familjes, me pemën e Krishtlindjes të zbukuruar në sfond dhe një biskotë xhenxhefili që del anash, mjaftoi që Salah të ndante urimet e Krishtlindjes me një imazh paqeje dhe harmonie me të dashurit e tij, për të ngjallur kritika të ashpra. Arsyeja? Ndjekësit e tij të fesë myslimane e kanë pritur keq këtë veprim të sulmuesit të Liverpool-it, duke e akuzuar për festimin e një kremteje tipike të krishterë. Nuk është hera e parë që sulmuesi egjiptian publikon përmbajtje të tillë, duke marrë kritika nga ndjekësit që kanë Allahun në zemër, por kësaj here kundërshtimet kanë qenë më të mëdha. Madje, dikush i ka drejtuar një mallkim, duke e quajtur “akt të pabesë”: “Mbaj mend fjalët e mia… nuk do të shënosh asnjë gol deri në fund të sezonit, sepse i ke munguar respekti profetit tonë të dashur dhe gjithë komunitetit mysliman”. Në atë foto të kontestuar, Salah pozonte bashkë me gruan e tij, Magi, dhe dy vajzat e tyre, Makka dhe Kayan. Kjo foto ka shkaktuar shumë polemika në komunitetin mysliman, deri në atë pikë sa disa të hutuar i kanë shkruar lojtarit: “E kuptoj që për të krishterët, lindja e Jezusit është një festë për t’u kremtuar më 25 dhjetor. Por nuk arrij ta kuptoj si mund ta bëjë këtë një besimtar mysliman, kur Islami e ndalon rreptësisht një gjë të tillë. Salah ka të drejtë të ndjekë fenë me të cilën ndihet më afër, por ajo që po bën si mysliman është hipokrizi”.

REAGIME TË ASHPRA KUNDËR FOTOS

Fotoja ka shkaktuar edhe më shumë reagime, pasi u postua në prag të ndeshjeve tradicionale të Boxing Day në Premier League, që zhvillohen më 26 dhjetor. “Allahu të mbrojtë deri në fund – ka shkruar një tjetër ndjekës mysliman. – Nga ky moment, nuk do të të ndjek më në asnjë platformë dhe do të të bllokoj. Je i turpshëm”. Sa i përket futbollit të luajtur, ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja për rinovimin e kontratës mes Salah dhe Liverpool-it. Sipas zërave të publikuar në mediat britanike, egjiptiani dhe Reds pritet të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2028, bazuar në marrëveshjen e arritur për zgjatjen e kontratës. Sa i përket pagës, pritet të rritet krahasuar me 400 mijë paund në javë (pak më shumë se 400 mijë euro në javë) që Salah përfiton aktualisht.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI