Flash

Putin zbulon propozimin e Biden në 2021/ Gati të negociojmë me Ukrainën në Sllovaki

Lapsi.al 26 December 2024
Putin zbulon propozimin e Biden në 2021/ Gati të negociojmë me

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të enjte se homologu i tij amerikan Joe Biden i kishte propozuar atij në vitin 2021, pra para nisjes së luftës që të “shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO me 10-15 vjet“.

Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut ka qenë një kërkesë e kahershme e Kievit.

“Në vitin 2021, presidenti aktual Biden më propozoi pikërisht këtë: të shtyhej pranimi i Ukrainës në NATO për 10-15 vjet, sepse vendi nuk ishte ende gati. Unë u përgjigja logjikisht ‘po, (Ukraina) nuk është gati sot. Por ju do ta përgatisni atë që të jetë gati dhe do ta pranoni'” (si anëtar)”, - tha Putin gjatë një konference për shtyp në televizion.

Kievi e paraqet anëtarësimin në NATO si të domosdoshëm për sigurinë e tij përballë Rusisë dhe kërkon një ftesë për t’u anëtarësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Kremlini paralajmëron vazhdimisht se pranimi i Ukrainës në NATO do të përbënte një kërcënim “të papranueshëm” për Rusinë.

Gjatë konferencës për shtyp, Putin tha se "Rusia kërkon t'i japë fund konfliktit, jo ta ngrijë atë". Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve në lidhje me planet e Donald Trump për të ngrirë luftën në Ukrainë, Putin u përgjigj: "Ne gjithashtu përpiqemi t'i japim fund konfliktit".

Sipas Putin, Sllovakia është e gatshme të ofrojë një platformë negociuese për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund luftës, dhe kjo është në rregull për Moskën. Ditët e fundit, kryeministri sllovak Robert Fico u prit në Kremlin. “Ka pasur diskutime kryesisht për një marrëveshje paqeje në Ukrainë”, - komentoi presidenti rus. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

5 arsyet pse burrat kanë frikë nga martesa

Martesa është një hap i madh në jetën e çdo individi, që shpesh sjell me vete ndryshime të rëndësishme, sfida dhe ndjenja të ndryshme. Sidoqoftë, shumë burra pë...

22:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI