Flash

Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën detyrim paraqitje për të arrestuarit

Lapsi.al 26 December 2024
Protesta e PD-së/ Gjykata e Tiranës cakton masën detyrim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim paraqitjeje" për 7 të arrestuarit nga protesta e opozitës e zhvilluar tre ditë më parë. Bëhet me dije se para gjykatës së Tiranës u njohën me masën e sigurisë Gëzim Sadikaj, Vlash Gjonaj, Çlirim Koka, Romarjo Bila, Arif Hoxha, Julian Çela dhe Albin Cani.

Po ashtu mësohet se në mbështetje të protestuesve të arrestuar pranë ambienteve të gjykatës ishin familjarë të tyre dhe koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu.

Peronat në fjalë u arrestuan për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI