Flash

Pickford magjistari i provokimeve, Haaland bie në grackë: një penallti katastrofike

Lapsi.al 26 December 2024
Pickford magjistari i provokimeve, Haaland bie në grackë: një
Asgjë për t’u bërë për Manchester City. Fitorja për ekipin e teknikut Pep Guardiola shtyhet sërish, pasi në ndeshjen e “Boxing Day” barazoi 1-1 ndaj Everton. Në rezultatin përfundimtar të ndeshjes ndikoi ndjeshëm penalltia e humbur nga Haaland, i cili u “hipnotizua” nga Pickford. Portieri bëri gjithçka për ta destabilizuar norvegjezin dhe ia doli me sukses.

Pickford hipnotizon Haaland ne penalltia

Në minutën e 53-të, me rezultatin 1-1, kampionët e Anglisë kishin mundësinë të kalonin në avantazh me Haaland. Ish-sulmuesi i Salzburgut dhe Borussia Dortmund u paraqit në pikën e bardhë për të provuar të thyente mallkimin, por Pickford nuk ia bëri të lehtë. Portieri filloi ta shpërqendronte me grimasa dhe lëvizje para gjuajtjes, duke përdorur madje edhe një gjuhë të nxjerrë si provokim ndaj sulmuesit. [video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/676d64cb17da7-1.mp4"][/video]

Gjuha e nxjerrë e Pickford çarmatos norvegjezin

Provokimi doli me fat, pasi Haaland gjuajti një penallti katastrofike: një goditje e ngadaltë, e ulët dhe në qendër të portës, që Pickford e priti lehtësisht. Portieri meritoi lavdërime për intuitën, por Haaland tregoi dobësi të madhe në këtë situatë. Nga një golashënues si ai, pritej shumë më tepër. Përpjekja e tij për të realizuar një gol më vonë u anulua për pozicion jashtë loje.

Pickford dhe shënimet në shishe për gjuajtësit e City

Kjo ishte një ditë speciale për Pickford, i cili në një shishe kishte shënuar të gjitha udhëzimet për gjuajtësit e penalltive të kundërshtarit. Kjo përgatitje rezultoi fitimprurëse. Ndërsa Manchester City vazhdon momentin negativ, me vetëm një fitore në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Në Premier League, Guardiola ka grumbulluar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit. Një mallkim i plotë që po ndikon edhe te individët, siç u pa sot me Erling Haaland.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI