Flash

"Nuk i kisha menduar 3 Kupa", Tetova në delir pas Superkupës, Çela jep dorëheqjen

Lapsi.al 26 December 2024
"Nuk i kisha menduar 3 Kupa", Tetova në delir pas

“Është një kënaqësi dhe gëzim i madh, arrij të mbyll një formë të projektit që kisha përgatitur. Nuk kisha menduar 3 kupa, një Kupë Shqipërie do e meritonim vitin e parë. Viti i dytë gjithçka perfekte. Do t’i falënderoj këta djem, që i kam mërzitur pafund. Dominuam si në lojë dhe rezultate. Çdo gjë që e kisha menduar ka dalë". Edlir Tetova, tekniku i Egnatias i gëzohet trofeut të parë sezonal, që mbyll vitin 2024. Tekniku, që rrëmbeu edhe titullin e kampion e Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar bën një bilanc të shpejtë: "Mund të bënim më mirë në Europë, sidomos ndeshjen e Champions, meritonim më shumë me lojën që kemi bërë".

Tetova, pastaj, tregoi sa shumë e donte Egnatia këtë trofe: "Ka pasur lojtarë që donin pushim, jemi munduar t’i mbajmë në tonus me lojëra argëtuese. Përgatitja ka qenë më shumë teorike, se fizike dhe tekniko-taktike. Një trofe shumë i rëndësishëm për mua dhe çunat. Kukësi e ka merituar finalen, s’ka pse të kishte ekip tjetër - tha Tetova -. Në finale gjithçka është e barabartë, nuk ishte asgjë e lehtë. Kukësi militon në Kategorinë e Parë, por nuk do të thotë asgjë, se është vetëm një ndeshje".

ÇELA JEP DORËHEQJEN: "KY ËSHTË MAKSIMUMI"

“Jam shumë i kënaqur nga të gjithë lojtarët, dhanë maksimumin, duhet të merrnim pak më shumë përsipër. Patëm momentet tona. Po të realizonin, mund ta vendosnim në vështirësi Egnatian. Nga lojtari i parë te i fundit, jemi të kënaqur. Ishte një finale për t’u shijuar, këtu ishte theksi që i kam venë lojtarëve. Kemi ekip të ri, brenda vetes, doja ta fitoja, patjetër". Emiljano Çela, tekniku i Kukësit, nuk ka arritur dot të shijojë fitoren dhe trofeun e tij të parë si trajner, por vlerëson mënyrën me të cilën Kukësi i Kategorisë së Parë u përball me kampionët e Superiores Egnatias.

Lexo më tej: Video/ Egnatia bën tripletë: Ujka e Bakayoko thyejnë Kukësin e sigurojnë Superkupën

I ndërgjegjshëm për mundësitë e tij, Çela nuk priste më shumë se sa një lojë dinjitoze: "Ato ishin mundësitë tona, më besoni që është maksimumi. Po të shënonim do të shpresonim që ndeshja të kishte histori tjetër. Thjesht pjesëmarrja në këtë ndeshje, i bëri që ta dashurojnë më shumë lojën dhe ta rrisnin punën". Tekniku pastaj konfirmoi edhe largimin nga pankina e Kukësit: "E ardhmja? Ato çfarë ka thënë administratori, atyre deklaratave iu qëndroj edhe unë”, deklaroi Çela për “RTSH Sport”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI