Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Këlliçi del nga SPAK: Më pyetën për gjithçka, nga diploma tek Trump

Lapsi.al 26 December 2024
Këlliçi del nga SPAK: Më pyetën për gjithçka,

Belind Këlliçi pas daljes nga SPAK tha se është pyetur për gjithçka, nga pasuria deri tek fotot me Donald Trump, por tha se i është kërkuar që të mos japë informacione për shkak të sekretit hetimor.

Për mediat, ish deputeti i PD tha se është i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me të dhe familjen e tij.

Belind Këlliçi shtoi se kushdo që ka diçka në raport me të duhet të dalë me fytyrë.

“Kam dhënë sqarimet e mia në raport me të gjitha shpifjet e hedhur ndaj meje për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 mld euro, atë të inceneratorit të Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë Ballkani Perëndimor, 5D.

Jam i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje, sqarim në raport me mua, familjen time apo këdo që është i lidhur me mua nga dita që kam lindur deri më sot.

Kushdo që ka diçka në raport me mua, me deklaratat e mia, të nxjerrë fytyrën ballë për ballë, ashtu sic e kam nxjerrë unë”, tha Kelliçi.

Në lidhje me akuzat për falsifikim të diplomës së mesme, Këlliçi u përgjigj: E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare.

Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time. Nëse keni interes për korrupsionin që ndodh cdo ditë, një nga krenaritë e mia më të mëdha është denoncimi që kam bërë për 5D dhe inceneratorin e Tiranës.

Kush mendon se do të më intimidojë në rrugëtimin tim, të më dalë ballë për ballë.

Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit mos të shprehem publikisht

Jam pyetur per gjithcka, per pasurinë, për partneren time që unë dal në media dhe them që nuk bashkëjetoj me të. Për Trump, jam pyetur që paskam paguar mijëra euro për të bërë një foto me Donald Trump, le të pyesin Trump, çfare te them une."

Të këshilluara

Arrestohet ministri i Sigurisë në Bosnje

Ministri i Sigurisë së Bosnjës u arrestua të enjten me dyshimin për korrupsion ndërsa ai drejtonte kompaninë e menaxhimit të rrugëve në njësinë serbe të vendit,...

15:37

(Pamjet) Pse u thirr Veliaj në SPAK

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të he...

11:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI