Flash

Festat e fundvitit/ Mijëra emigrantë në Kapshticë

Lapsi.al 26 December 2024
Festat e fundvitit/ Mijëra emigrantë në Kapshticë

Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar.

Sipas gazetares Lorena Kodra duke cituar burime pranë policisë kufitare, në këto 5 ditë kanë hyrë dhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42477 shtetas ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë.

Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar.

Për sa i përket Qafë Thanës edhe në këtë pikë kufitare ka pasur fluks por përveç turistëve numrin më të madh të dyndjeve e kanë pasur qytetarët tanë që shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret dhe kthehen brenda ditës.

Sipas shifrave të fundit nga policja kufitare bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit Kapshtica ka regjistruar 6219 hyrje dhe 1484 dalje ndërsa Qafë thana 3020 hyrje dhe 3130 dalje.

Të këshilluara

(Pamjet) Pse u thirr Veliaj në SPAK

Mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit në ambientet e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj do të pyetet në kuadër të he...

11:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI