Flash

Pamjet e tmerrshme/ Si ra avioni me 67 pasagjerë në Kazakistan

Lapsi.al 25 December 2024
Pamjet e tmerrshme/ Si ra avioni me 67 pasagjerë në Kazakistan

Një aeroplan me 67 persona në bord u rrëzua pranë qytetit Aktau nw Kazakistan. Për një mrekulli, pati njerëz që i mbijetuan përplasjes së tmerrshme. Avioni Embraer E190AR operohej nga linja ajrore azere ‘Azerbaijan Airlines’. Ai ishte rrugës nga Baku për në Grozni në rajonin e Çeçenisë të Rusisë, por u desh të devijonte për shkak të mjegullës.

Sipas informacioneve fillestare nga ‘Azerbaijan Airlines’, avioni Embraer 190 u përplas me një tufë zogjsh.

Sipas autoriteteve lokale, në bord ndodheshin gjithsej 67 persona, 62 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. 28 persona i mbijetuan përplasjes.

I pajisur me dy motorë General Electric CF34-10E, ai shënon efikasitet të karburantit dhe besueshmëri të lartë. Që nga prezantimi i tij në 2005, ai është përdorur nga linjat ajrore në mbarë botën dhe është i njohur për komoditetin dhe teknologjinë moderne.

https://www.youtube.com/watch?v=C4YmtAKeGSg&t=148s&ab_channel=ThePrint

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI