Flash

Çfarë thotë Linda për sulmin që Rama i bëri Trump në 2016-ën

Lapsi.al 25 December 2024
Çfarë thotë Linda për sulmin që Rama i bëri

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dha një intervistë mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”. Nisur nga fakti që ajo ka shkruar parathënien e librit të Kamala Harris, ajo u pyet nëse kishte një “të preferuar në garën mes saj dhe Donald Trump.

Edhe pse bëri shumë elozhe për kandidaten demokrate ajo nuk pati guximin të thoshte se kë donte që të fitonte.

“Zgjedhjet në Amerikë i ndjek me kërshëri të madhe sepse mendoj se Amerika teston veten në zgjedhje, duke i folur botës. Nuk jam për t’i dhënë Edit… nuk jam e punësuara e Edit. Këshillimi është moment institucional. Unë mendoj që edhe atëherë e kam parë saktësisht njësoj çështjen e zgjedhjeve personalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha Linda Rama.

LEXO EDHE: Rama në CNN: Trump, kërcënim! Gazetari: Kujdes po flisni për zgjedhjet e një vendi tjetër (VIDEO)

Çfarë ka thënë Rama në CNN kundër Donald Trump (Video)

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet amerikane, në 2016-ën Rama tha në një intervistë për CNN se Trump ishte kërcënim për botën. Me fitoren e Trump u justifikua se deklarata ishte për një kandidat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI