Flash

TuttoSport: “Lautaro, përjashtimi një mirazh: Inter-Como me dhuratë Krishtlindjesh”

Lapsi.al 24 December 2024
TuttoSport: “Lautaro, përjashtimi një mirazh: Inter-Como me

Fitore e vështirë, tri pikë të rëndësishme dhe disa polemika. Interi, pas një pjese të parë të vështirë, arriti të mposhtë Como, falë golit me kokë të Carlos Augustos dhe një tjetër realizimi të Marcus Thuram, i cili vazhdon të jetë vendimtar këtë sezon. Një sukses i rëndësishëm për ekipin e Inzaghit, që mbetet në ndjekje të Atalantës dhe Napolit. Por, përveç golit të francezit që mbylli ndeshjen, në fund pati një episod që tërhoqi vëmendjen: një ndërhyrje e ashpër e Lautaro Martinez ndaj Goldanigas, që arbitri Giua nuk e ndëshkoi me asnjë karton. Sipas TuttoSport, ky ishte një episod që mund të kishte përfunduar edhe me karton të kuq.

Rindërtimi i episodit nga TuttoSport

“Minuta 84:25 në kronometër, një top i kontestuar në gjysmën e fushës së Interit. Për topin garojnë Lautaro Martinez dhe Edoardo Goldaniga. Mbrojtësi i Como-s arrin i pari te topi, por kapiteni i zikaltërve nuk e ndalon vrapimin dhe e godet ashpër me takë, duke bërë një ndërhyrje me këmbën e ngritur lart. Një faull shumë i rrezikshëm, por gjyqtari Antonio Giua lejoi vazhdimin e lojës duke i dhënë avantazhin mysafirëve. Ndërhyrja ishte shumë e dhimbshme për Goldanigan, pavarësisht se Lautaro bëri shenjë se kishte prekur topin”.

Lexo më tej: Video/ Carlos Augusto e Thuram mposhtin Como: Inter i përgjigjet Atalantës

“Nga largimi potencial… te asnjë ndëshkim”

Një vendim që, sipas TuttoSport, ngjalli shumë dyshime: “Një faull i ardhur në një mënyrë që ngre pyetje mbi standardet e gjykimit. Këmba e ngritur lart dhe shpejtësia me të cilën Lautaro Martinez goditi kundërshtarin mund të kishin çuar edhe në karton të kuq për numrin 10 të Interit. Por arbitri nuk tregoi as karton të verdhë për argjentinasin në fund të aksionit të Como-s. Një vendim që ka lënë shumë të habitur: nga një largim i mundshëm… te mungesa e plotë e ndëshkimit.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI