Flash

Ndodhi SOT/ Sonda e NASA i afrohet Diellit më pranë se kurrë më parë

Lapsi.al 24 December 2024
Ndodhi SOT/ Sonda e NASA i afrohet Diellit më pranë se kurrë

Anija kozmike “Parker Solar Probe” mbërriti të martën e 24 dhjetorit, në prag të Krishtlindjeve, më afër se kurrë me Diellin për të studiuar atmosferën e tij. Anija kozmike pa pilot e agjencisë amerikane të hapësirës (NASA) nisi në gusht të 2018-ës një mision 7-vjeçar, me qëllim zbulimin e sekreteve të Diellit siç janë stuhitë diellore që ndikojnë në telekomunikacionin tonë.

Rreth orës 12:53 (koha e Shqipërisë), sonda diellore arriti 6.1 milionë kilometra nga sipërfaqja e Diellit, më afër se çdo anije tjetër kozmike që ka pasur këtë mision më parë. Megjithatë, ekipi shkencor i misionit do të duhet të presë deri të premten për të marrë një sinjal nga anija pasi komunikimi me sondën është shkëputur ditët e fundit për shkak të afërsisë me Diellin.

“Është koha të themi se ne ia arritëm asaj”, - tha zyrtarja e NASA-s, Nikki Fox në një video-mesazh në rrjetet sociale. Studiuesi Arik Posner nuk e fsheh padurimin për të marrë përditësimin e parë nga anija kozmike, në mënyrë që të nxjerrë të dhëna dhe përfundime.

Është një "mision i guximshëm" i NASA-s, një "arritje" historike që synon "përgjigjen e pyetjeve të vjetra" rreth universit, shpjegon ai. Në afrimin e saj me Diellin, sonda po udhëtonte me 690 mijë km/orë, shpejtësi që do ta lejonte atë të arrinte nga Tokio në Uashington në më pak se 1 minutë.

Mburoja e saj ndaj nxehtësisë është krijuar për t'u bërë ballë temperaturave ekstreme prej 870 - 930 gradë Celsius. Nëse gjithçka shkon siç ishte planifikuar fillimisht, Parker Solar Probe do të bëjë dy afrime të tjera drejt Diellit për të mbledhur të dhëna shkencore më 22 mars dhe 19 qershor 2025. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Thethi i izoluar nga dëbora

Thethi vazhdon prej 24 orësh të jetë i izoluar për turistët për shkak të reshjeve të dëborës. Gjatë pasdites së sotme, kanë qenë vetë banoret e zonës të cilë...

19:47

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte (24 dhjetor) në rrugën “Miqësia" në Durrës. Viktima, i moshës rreth 40 vjeç teksa po e...

19:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI