Flash

Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme me energjinë në fshatrat e thella malore

Lapsi.al 24 December 2024
Moti i keq/ Hapet Rruga e Arbrit, probleme me energjinë në fshatrat e

Pas me shumë se 8 orësh e bllokuar, rruga e Arbrit është hapur për qarkullimin e automjeteve. Qindra qytetar mbetën të bllokuar gjatë mbrëmjes së djeshme në bypassin e Murrizit për shkak të pranisë së madhe të dëborës.

Dhjetra automjete u braktisën dhe u lan në rrugë për shkak se e patën të pamundur të lëvizin në drejtim të qarkut Dibër dhe në drejtim të Tiranës.

Mësohet se qarkullimi është hapur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku është bërë e mundur që një pjesë e automjeteve të qarkullonin.

Burime bëjnë me dije se aktualisht njësia Lurë në Dibër është e bllokuar për shkak të borës, po ashtu edhe disa fshatra të tjerë të thellë malorë si në Dibër e Bulqizë.

Probleme ka edhe me energjinë elektrike si pasojë e dëmtimit të rrjetit përcjellës. Për momentin reshjet kanë pushuar, ndërsa pritet që temperatura të zbresë disa gradë nën zero dhe të sjellë ngrica.

Të këshilluara

Trump: Gati të takohem më Putin-in!

Donald Trump konfirmon se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë. “Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti ...

14:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI