Flash

Makth total për Manchester United, pushtim minjsh në Old Trafford: zbulohen arsyet

Lapsi.al 24 December 2024
Makth total për Manchester United, pushtim minjsh në Old Trafford:

Manchester United nuk po gjen qetësi këtë sezon. Ekipi anglez nuk po arrin të përmbysë drejtimin katastrofik në Premier League, dhe as ardhja e Amorim si trajner në vend të Ten Hag nuk duket se ka sjellë ndryshime pozitive. Sikur të mos mjaftonte, tani Old Trafford po përballet edhe me një emergjencë tjetër: pushtimin nga minjtë.

Pushtim minjsh në Old Trafford

“Theatre of Dreams” është goditur nga një infestim i vërtetë i brejtësve, sipas raportimeve të shtypit anglez. Nuk është hera e parë që ky problem shfaqet në stadiumin që pret ndeshjet e Red Devils, por këtë herë situata duket shumë e rëndë.

Probleme me vlerësimin higjenik për Manchester United

Sipas “Daily Mail,” inspektorët higjienikë kanë gjetur jashtëqitje minjsh në disa zona të stadiumit. Për këtë arsye, stadiumi ka marrë një vlerësim tepër negativ, vetëm dy yje nga maksimumi i pesë yjeve të mundshme. Drejtuesit e Manchester United janë angazhuar menjëherë me specialistët për të gjetur masa që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Problemi duket i përhapur, pasi janë gjetur prova të pranisë së minjve edhe në disa suita në katin përdhes dhe në një kioskë që shet ushqim për tifozët. Autoritetet kanë paralajmëruar klubin të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke kërcënuar me sanksione serioze. Për më tepër, një mi ishte parë edhe në fushën e lojës gjatë ndeshjes së Europa League kundër Bodo Glimt. Në vitin 2015 pati një tjetër dezinfektim masiv pasi brejtësit u gjetën në tribuna dhe thuhet se edhe në zyrat e stafit.

Pse minjtë po sulmojnë stadiumin e Manchester United?

Cilat janë arsyet e këtij pushtimi? Së pari, pozicioni i stadiumit midis një kanali dhe një linje hekurudhore krijon një ambient të favorshëm për brejtësit. Me temperaturat e ftohta, parazitët kërkojnë vende më të ngrohta dhe më të mbrojtura. Stadiumi ofron gjithashtu sasi të mëdha mbeturinash, duke qenë se në çdo ndeshje të Manchester United marrin pjesë rreth 74 mijë spektatorë. Dezinfektuesit tani kanë një detyrë shtesë, duke ndërhyrë 4-5 herë në javë për të rikthyer stadiumin në standardin me pesë yje, si shumica e klubeve të Premier League.

Përveç kësaj, klubi po përballet edhe me probleme të tjera, si infiltrimi i ujit: gjatë konferencës së fundit për shtyp të Amorim, u vu re se ujë pikonte nga çatia e sallës së shtypit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI