Flash

Gruaja vrau burrin me sëpatë, fqinji: Ajo kishte probleme të shëndetit mendor

Lapsi.al 24 December 2024
Gruaja vrau burrin me sëpatë, fqinji: Ajo kishte probleme të

Një ngjarje e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ka tronditur opinionin publik, ku gruaja vrau burrin me sëpatë. Një nga banorët e fshatit ka rrëfyer për mediat si e ka njohur çiftin Tahiraj. Fqinji rrëfen se Elvira Tahiraj ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa viktima, bashkëshorti i saj, Llazar Tahiraj, punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

'Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.'-u shpreh fqinji.

Krimi në familje mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçarja, Elvira Tahiraj e ka goditur për vdekje bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë në kokë, pas një konflikti mes tyre. Gruaja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI