Flash

Varane “maskohet” për t’u kthyer në ish-stadiumin e tij: pikaset mes tifozëve të Lens

Lapsi.al 23 December 2024
Varane “maskohet” për t’u kthyer në ish-stadiumin e
Pasi ka varur këpucët në gozhdë, Raphaël Varane ka qëndruar në Itali, duke mbajtur rolin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve te Como. Megjithatë, ish-mbrojtësi francez ka vendosur të kthehet në vendlindje për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës në ndeshjen kundër PSG-së.

Rikthim në origjinë

Ditët e fundit, një lajm që e përfshin atë është bërë viral dhe ka habitur shumë tifozë: kampioni francez ka vendosur të përjetojë një eksperiencë unike duke ndjekur nga afër Lens, por jo nga tribunat VIP. Në mënyrë të papritur, ai është ulur mes tifozëve, si një mbështetës i zakonshëm. Ngjarjen e ka treguar vetë Varane në rrjetet e tij sociale, ku ka postuar një foto nga mbrëmja. Ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester United ka zgjedhur të ndjekë Lens në një përballje të vlefshme për 1/32 e finales së Kupës së Francës. Një sfidë emocionuese, që për fat të keq për skuadrën kuqeverdhë, përfundoi me humbje me penallti ndaj gjigantëve të PSG-së.

Entuziazmi pavarësisht humbjes

Gabimet nga pika e bardhë të Nzola dhe Diouf dënuan Lens, që aktualisht renditet i shtati në Ligue 1, duke i lejuar skuadrës së teknikut Luis Enrique të vazhdojë në kompeticion. Pavarësisht rezultatit të hidhur, për Varane ishte një mbrëmje e veçantë, një rikthim në origjinë. Në profilin e tij në Instagram, ai ndau foto nga momenti, duke treguar se si ishte maskuar mes tifozëve me shall dhe kapelë, duke mbuluar fytyrën pothuajse plotësisht, aq sa shumë nga të pranishmit duket se nuk e kanë njohur. Në përshkrimin e postimit, Varane shkroi një dedikim të mbushur me dashuri për klubin e Lens, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me klubin ku u rrit. Një gjest që jo vetëm emocionoi tifozët e Lens, por gjithashtu kujtoi se sa i vërtetë dhe i ndjerë është futbolli, duke kaluar përtej kufijve të karrierës profesionale. “Rikthim te origjina… Mos u përpiq tua shpjegosh të tjerëve, ata nuk mund ta kuptojnë. E dua futbollin, emocionet. Për këtë bëhet fjalë!” – shkroi Varane.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Raphael Varane (@raphaelvarane)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI