Flash

Tentoi të vjedhë bankën, arrestohet 38-vjeçari në Korçë: Kam qenë i dehur

Lapsi.al 23 December 2024
Tentoi të vjedhë bankën, arrestohet 38-vjeçari në

Policia e Korçës lajmëron se është arrestuar personi që hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Valter Xhelillari. Xhelillari ka dëshmuar se nuk mban mend asgjë nga ngjarja e ndodhur, ku pretendon se ka qenë në gjendje të dehur.

“Unë kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”, ka thënë ai.

“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 21 dhjetor, në lagjen nr.3, Korçë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan kontrolle të pandërprera për kapjen e autorit.

Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin

Seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin është shtyrë sërish. Ndërkohë, seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00. Mësohet se Prokurori...

12:04

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizu...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI