Flash

Plagosje me dashje, arrestohen 2 persona në Kakavijë

Lapsi.al 23 December 2024
Plagosje me dashje, arrestohen 2 persona në Kakavijë

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Kakavijë. Mësohet se në pranga ka përfunduar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe një 46-vjeçar i kërkuar për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.

Pjesë nga njoftimi:

1. D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

2. L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI