Flash

Kontrolle në Portin e Vlorës gjatë mesnatës, bllokohet zbarkimi i 164 makinave

Lapsi.al 23 December 2024
Kontrolle në Portin e Vlorës gjatë mesnatës, bllokohet

Porti i Vlorës po përballet me fluksin e emigrantëve dhe turistëve të shtuar në prag të festave të fundvitit, teksa moti i keq gjatë orëve të fundit ka shkaktuar vonesa. Mbrëmjen e së dielës janë regjistruar vonesa të gjata dhe kontrolle instensive nga Drejtoria e Kufirit, teksa për më shumë se 3 ore është vonuar zbarkimi i 164 makinave nga një traget.

Ndërkohë mësohet se vonesa ka patur edhe në nisjen e tragetit drejt Italisë, si pasojë e vonesave të zbarkimit të makinave pasi të gjitha mjetet janë kontrollur një nga një. Pas përfundimit të kontrolleve, trageti është vonuar edhe më shumë për shkak të hipjes së pasagjerëve dhe imbarkimit të automjeteve.

Përveç fluksit dhe vonesave në kontrolle, moti i keq me shi dhe erë ka shkatuar gjithashtu vonesa të trageteve në linjat me Italinë. Moti i keq, madje, ka bllokuar edhe disa linja të cilat nuk janë nisur ende për në destinacion.

Ndërkohë, autoritetet portuale të Vlorës nuk kanë dhënë ende një deklaratë publike për arsyet e kontrolleve apo për masat e marra për menaxhimin e situatës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI